Frikë për shëndetin e Princit Charles/ Edhe pse me koronavirus qëndron në krye të detyrës

Disa ditë më parë u raportua se Princi britanik Charles ishte prekur nga koronavirusi. Mirëpo, disa ditë pas këtij lajmi, fansat e pallatit Mbretëror janë befasuar nga një njoftim i bërë së fundmi në Twitter.

Nëpërmjet disa postimeve, zyra e princit të Uellsit njoftoi se ai eshtë në krye të detyrës dhe ka pasur kontakte telefonike me kryetarin e Kryqit të Kuq britanik.

Kjo është cilësuar absurde nga ndjekësit në mediat sociale, pasi Princi ende nuk është shëruar plotësosht nga COVID-19.

Princi Charles, i cili është Presidenti i Kryqit të Kuq të Mbretërisë së Bashkuar, u njoftua se çfarë po bën organizata për të ndihmuar stafin mjekësor, vendin dhe individët gjatë pandemisë koronavirus.

“Javën e kaluar, Princi i Uellsit foli në telefon me kryetarin dhe shefin ekzekutiv të @BritishRedCross për të dëgjuar për punën e jashtëzakonshme që po bëhet në përgjigje të krizës COVID-19, si në Britani të Madhe ashtu edhe jashtë saj”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.