Familja u shua e tëra brenda javës nga koronavirusi, deklarata rrëqethëse e mikut

Një familje prej katër personash që nuk kishin asnjë problem të rëndë shëndetësor, kanë vdekur në mënyrë tragjike nga koronavirusi brenda një jave. Familja, nga Lombardia në veri të Italisë, e cila ka pësuar numrin e dytë të infeksioneve më të lartë dhe numrin më të madh të vdekjeve deri më tani, ishin nga qyteti prodhues i verës në Voghera.

I pari që humbi jetën ishte Alfredo Bertuçi, i cili ishte në moshën 86 vjeç, të premten (27 Mars).Vdekja e tij u pasua me shpejtësi të dy djemve të tij, të quajtur si Daniele 54-vjeçar dhe 46-vjeçari Claudio.

Të dy thuhet se u sëmurën rreth 10 ditë më parë.Gruaja 77-vjeçare e Alfredos, Angela Albergati, e cila u trajtua në të njëjtin spital si anëtarët e familjes së saj, vdiq sot në mëngjes.

Sipas mediave lokale, familja shfaqi të gjitha simptomat e zakonshme të Covid-19, duke përfshirë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Babai dhe dy djemtë e tij punonin si artizan të përpunimit të hekurit.

Miku i familjes, Massimo Giovanni Fasano u shpreh se “kjo është një tragjedi e vërtetë. Ishin të gjithë të fortë e të shëndetshëm”. Antonio Riçiardi, me një agjenci funerale lokale deklaroi: “Një gjeneratë e tërë është shuar në dy javë. Nuk kemi parë ndonjëherë asgjë si kjo. Të vjen vetëm të qash”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.