Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Efektet e koronavirusit/ Bota po përballet me “krizën më të rëndë” që nga Lufta e Dytë Botërore

Bota është duke u përballur me krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kështu ka paralajmëruar sekretari i Përgjithshëm i KB-së, pasi po luftohet me pandeminë e koronavirusit që po kërcënon jetën e njerëzve në çdo vend.

Antonio Guterres paralajmëroi gjithashtu se shpërthimi do të sjellë një recesion "që ndoshta nuk ka paralel në të kaluarën", pasi ai bëri thirrje për një reagim më të fortë dhe më efektiv global.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar, Italia, Spanja, Franca dhe Rusia regjistrojnë numrin më të lartë të vdekjeve të tyre ditore nga Covid-19.

Madje në Mbretërinë e Bashkuar, vdekjet u rritën nga 381 në 1789, një rritje prej 27 për qind në ditë.

Kjo vjen edhe pasi një shtetas britanik ishte midis katër personave që vdiqën në një anije lundrimi me koronavirus, në qendër të një mosmarrveshjeje të hidhur për planet për të zbarkuar pasagjerët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore