Djali i deputetes del nga spitali, dy testet e fundit e nxorën negativ nga covid 19

Që prej 23 marsit, djali i deputetes Antoneta Dhima ka luftuar në pavionin e Infektivit të Tiranës me koronavirusin. Por në fund, 26 vjeçari e ka fituar betejën dhe është rikthyer në shtëpi, i shëruar. 26-vjeçari është kthyer në shtëpi pasi dy testet i kanë dalë negativ.

Në fakt, djali i deputetes Dhima është shtruar në Tiranë në 19 mars, por lajmi doli në media 4 ditë m,ë vonë. Më pas ishte vetë deputetja socialiste Dhima që përmes një postimi në facebook pranoi se djali i saj është infektuar por nuk të thotë se si e ka marrë.

“Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi. Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!” – shkroi ajo.

Postimi i plotë pas daljes nga spitali të djalit:

E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën. 🙏🏾

Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo.👩‍⚕️🤝👨‍⚕️ Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë. 💪

Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë.  🙏🏾

Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë. 🙏🏾

Qofshi të bekur të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura. 🧑‍⚕️🤝👨‍⚕️

Faleminderit edhe të gjithëve Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira. 😊

Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, ndaj bëjeni edhe Ju. 🏘🤝🏚

Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim.🤝

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.