COVID-19 i merr jetën zyrtarit të parë në qeverinë serbe

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit në Serbi, Branislav Blazic, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. . Ai është zyrtari i parë serb që ka vdekur nga kjo sëmundje.

Politikani i krahut të djathtë, Blazic ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive.

Ai ka pasur detyrën e ministrit të Mjedisit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror.

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet. Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani. Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.