Burri me Covid 19 shkon në maternitet pa u treguar mjekëve, infekton bashkëshorten

Një burrë në Nju Jork i infektuar me Covid-19 ia ka ngjitur pandeminë edhe gruas së tij në maternitet, e cila ishte në pritje të fëmijës. Burri, identiteti i të cilit nuk dihet, shkoi që vizitonte gruan në spital, por nuk i tregoi se kishte filluar që të kishte simptomat e para të koronavirusit.

Ndërkohë, gruaja kishte shfaqur simptomat vetëm pasi kishte lindur. Ka qenë ky momenti kur burri ka treguar të vërtetën dhe është rrëfyer para nënës së fëmijës së tij. Deri më tani nuk është bërë e ditur se si është gjendja shëndetësore e gruas.

Për shkak të incidentit që ka ndodhur me gruan, Qendra Mjekësore e Universitetit të Rochester, ka njoftuar se të gjithë ata që do të futen në spital do t’u matet temparatura dhe do të kontrollohen nëse shfaqin simptoma koronavirusi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.