Avionët rusë nisen drejt SHBA-së, Putin ndihma edhe për amerikanët

Moska njoftoi se ka dërguar në Shtetet e Bashkuara një avion ushtarak me pajisje mjekësore, për t’i ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Televizioni shtetëror rus Rossiya 24 transmetoi të mërkurën pamje të avionit duke u nisur nga një bazë ushtarake pranë Moskës.

Dërgesa duket të jetë rezultat i një bisede telefonike që presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, në 30 mars thotë REL. “Trump e ka pranuar me mirënjohje këtë ndihmë humanitare”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Uashingtoni nuk e ka konfirmuar fluturimin e avionit rus, por dy ditë më parë, Trump ka folur për marrjen e ndihmës nga Rusia gjatë një konference për shtyp. Shumë kritikë të Moskës thonë se Rusia po e përdor ndihmën si pjesë të një fushate të dezinformimit dhe propagandës, për të mbjellë frikë dhe për të forcuar imazhin e Putinit.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka mbërritur në mbi 4,000, ndërsa të infektuar janë afro 190,000. Ndërsa Rusia,  ku është vënë në dyshim saktësia e të dhënave zyrtare, raporton 2,777 të infektuar dhe vetëm 24 vdekje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.