Arsyet/ Befason Thaçi: Pasi të mbarojë mandati i presidentit, do jem jashtë politikës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se me përfundimin e mandatit të presidentit, ai do të heqë dorë nga politika.

“Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do të japë kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar”, tha Thaçi duke shtuar “Unë e kam menduar gjatë, vlerësoj se do t’i kthehem vetvetes. Do të bëjë ndonjë punë tjetër jashtë politikës”.

Në vazhdim, presidenti tha se largimi nga skena politike është emancipim dhe nuk duhet marrë si traumë.

“Asnjë lider nuk duhet ta merr largimin e një lideri nga skena politike si traumë, përkundrazi duhet ta merr si emancipim. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, unë nuk kam ndonjë aspiratë politike”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.