
Alban Jaho rrihet në derë të shtëpisë, akuzohet për mashtrim dhe borxhe
Burime ekskluzive për Gazetën SHQIP, bëjnë me dije se ish Administratori i DIGITALB, i akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre, është rrahur nga një qytetar. Ngjarja ka ndodhur në datë 27 shkurt 2020, ku Jaho është paraqitur në ambientet e Komisariatit nr. 2, për të kallëzuar dhunën e ushtruar ndaj tij.
Sipas procesverbalit të Policisë së Shtetit, Jaho ka rrëfyer se mbrëmjen e 27 shkurtit, Jaho po i drejtohej banesës së tij, kur është përballur me dy persona. Në atë moment njëri prej tyre e ka goditur disa herë dhe më pas është larguar. I shtrirë përtokë përpara derës së shtëpisë, Jaho është drejtuar për në Komisiariatin Nr.2, për të bërë denoncim.
Burimet e policisë shtojnë se Alban Jaho është rrahur për shkak të një borxhi të pashlyer dhe se e kishte zvarritur me mashtrime për një kohë të gjatë. Ndërkohë, miq të Alban Jahos thonë se ish administratori i Digitalb, ka degraduar nga konsumi i pijeve alkolike dhe substancave narkotike.
I akuzuar për vjedhjen e Digitalb
Alban Jaho është një nga njerëzit më të përfolur në botën e biznesit, përsa i përket vjedhjes masive që i ka shkaktuar kompanisë Digitalb, për të cilën përfitoi mbi 12 vjet. Ai ishte emëruar në atë post nga i ndjeri Dritan Hoxha, themeluesi i Digitalb. Madje, Hoxha i kishte dhuruar edhe 3 % të aksioneve të Digitalb, Alban Jahos. Por ky i fundit nuk u mjaftua me këto benefite dhe kështu nisi grabitjen masive të kësaj kompanie, në bashkëpunim me të tjerë.
Gazeta SHQIP ka raportuar më herët, se Gjykata e Tiranës i ka pezulluar aksionet prej 3% të Alban Jahos në Digitalb, pasi u dorëzua kallëzimi me një sërë vjedhesh. s Në kallëzimin penal jepen të dhëna të sakta sesi Alban Jaho në bashkëpunim me eksperten kontabël, drejtoreshën e Financave dhe audituesit kanë tjetërsuar pasqyrat financiare të DigitAlb.
"Në të gjitha vitet, në ekzistencen lehtësisht të dukshme të keqraportimve materiale të përhapura dhepërsëritura,në kundërshtim me SNRF dhe standardet ndërkombëtare të auditimit,audituesit e jashtëm kanë dhënë një opinion të pakualifikuar, ndërkohë që pasqyrat financiare nuk jepnin një pamje të drejtë dhe informacion të plotë për përdoruesit/vendimarrësit në Asamblenë e Aksionerëve", thuhet në kallëzim.
Për këto dhe shkelje të tjera, ka disa kallëzime penale nga pronarët e DigitAlb, të cilët pretendojnë se me ndihmën e Alban Jahos dhe bashkëpunimin e disa personave të tjerë, nga DigitAlb janë grabitur 32 milionë euro, dosje e cila është në dyert e SPAK-ut.





Bllokimi nga bora, Salillari dhe ALB-BUILDING abuzuan me pastrimin e rrugëve
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >