
“Të gjithë ja kanë dëgjuar emrin, pak ja dinë historinë”/ Nis në Top Channel seriali i kryebosit të kokainës, El Chapo
Duke filluar nga data 3 prill në ekranin e Top Channel nis seriali i kryebosit të kokainës, El Chapo.
El Chapo është një seri televizive e krimit bazuar në një histori të vërtetë, e prodhuar nga Netflix dhe Univision, për jetën e kryebosit të kokainës, Joaquin "El Chapo" Guzman.
Premiera e serialit është shfaqur në 23 prill të vitit 2017 në Univision dhe më pas në Netflix në të gjithë botën. Seriali rrëfen fillimet e Joaquin Guzman në vitin 1985, kur ai ishte thjesht një anëtar i nivelit të ulët të Kartelit Guadalajara. Më pas ai arrin të ngrihet në pushtet dhe bëhet kreu i Kartelit Sinaloa.
Vrasje makabre, tradhëti, luftë mes karteleve të Sinaloas dhe atij Gjirit të Meksikës dhe trafiku më i madh i kokakinës drejt SHBA-ve, janë pjesë e historisë reale të shfaqur edhe në serialin El Chapo.
Seriali do të shfaqet në ekranin e Top Channel, të premten, të shtunën dhe të dielën në orën 21:00.
Po kush është El Chapo?
Joakin Guzman Loera është lordi meksikan i droges qe drejtonte kartelin Sinaloa, nje organizate kriminale qe e kishte marre emrin sipas shtetit meksikan Sinaloa, te bregut te Paqesorit ku ajo dhe u formua.
Eshte gabim ta karakterizojme El Chapo si thjesht nje histori tjeter e pergjakshme dhe me shume dhune. Shikojme qe shteti bashkepunon me lordet e droges, sanksionon vrasje dhe mban ane ne luftrat per territore. Personazhi i politikanit langua "Don" Conrado Sol eshte fiktiv, qe misheron korrupsionin politik ne Meksike qe i kane dhene mundesine tipave si El Chapo te lulezojne. Ne dukje ai eshte i bute dhe i duruar, pa pretendime dhe i preokupuar vetem t?i sherbeje vendit te tij, por ne brendesi Sol eshte i ngerthyer nga ambicia te behet president. Ngritja e tij ne rrangjet politike ndodh parallel me ngritjen kriminale te El Chapo.
- El Chapo konsiderohet "trafikanti me i fuqishem i droges ne bote" nga Departamenti i Thesarit te SHBA-se.
- Ne 2009, Forbes e listoi ate si nje nga njerezit me te pasur ne bote me nje pasuri prej 775 miliardë Sterlina apo 1 billion dollare.
- El Chapo ishte nje nga anetaret e kartelit Guadalahara perpara se te drejtonte kartelin Sinaloa per te cilin prokuroret thone se eshte furnizuesi me i madhe i droges ne SHBA.
- Karteli Sinaloa ka transportuar ngarkesa shume toneshe me droge nga Kolumbia ne SHBA, nepermjet celulave per shperndarjen ne SHBA.
- Pervec trafikimit, ai shikohet si pergjegjes per vrasjet dhe rrembimet e disa rivaleve.
- Ai u arrestua ne vitin 1992 per vrasje dhe trafikim droge por arriti te arratisej ne 2001.
- El Chapo u arrestua per here te dyte ne shkurt 20 shkurt 2014 por me vone u arratis perseri ne 2015 nga burgu i sigurise se larte Altiplani ne Meksike. Ne fakt kjo eshte periudha kur shume njerez filluan ta njohin me shume, vetem pas "arratisjes se tij te milleniumit", nga nje burg i sigurise se larte nga nje tunel nentokesor duke ngare nje motociklete ne shina. Arratisja e tij neper tunel te ben te mendosh se mendje te tilla e bejne gjithcka te mundur. Nder qarqet e krimineleve e trafikanteve Guzman eshte si nje yll rroku.
- Ai ishte ne arrati per te pakten 5 muaj perpara se te kapej nga autoritetet ne Janar 2016.
- Ne 2017, El Chapo u ekstradua ne SHBA per t?u perballur ne gjyq me akuza qe kishin lidhje me drejtimin e kartelit Sinaloa.
- Ne 12 shkurt 2019 El Chapo u shpall fajtor per te gjitha 10 akuzat ne Nju Jork. Ai u shpall fajtor per nje numer akuzash duke perfshire shperndarje kokaine, heroine, pastrim parash dhe mbajtje arme pa leje.
- Ndersa gjyqi vazhdonte, 61 vjecari rrezikoi denimin me burgim te perjetshem. Sipas CBS, El Chapo nuk tregoi asnje emocion kur u lexua denimi.
Fakte reale (pas filmit)
- "El Chapo" (Joakin Guzman Loera) po planifikon te akuzoje e hedh ne gjyq Netflix dhe kanalin ne gjuhen spanjolle Univision qe qellimisht shpifen dhe diskretituan me serialin televiziv rreth jetes se tij te shkuar e El Chapo ndersa drejtonte aktivitet illegal.
- Gjithashtu ne vjeshte 2019, polici i cili vrau te birin e El Chapo, u ekzekutua me 176 plumba.
Sezoni i parë El Chapo
Joaquin Guzman është një njeri që kërkon të bëjë rrugën e tij në botën e paligjshme të trafikut të drogës.
Për këtë arsye, ai vendos që te kolegët e tij të tjerë të prezantohet si El Chapo. Madje ai kërkon që të ndryshojë edhe rregullat e biznesit me çdo kusht.
E për të nisur çdo gjë që ai dinte, ai duhej të rrezikonte edhe të vdiste dhe kërkon kapon kolumbian me emrin Pablo Escobar, ku i ofron që t?i kalojë atij një ton mall në 48 orë. E nëse ai nuk e bënte, ai do të ishte një njeri i vdekur.
Joaquin është një person që do tunelet dhe di të kalojë drogën përmes kufirit me Meksikën pa ndonjë rrezik të zbulohet. Madje ky do të jetë edhe çelësi i tij për të përshkallëzuar biznesin e trafikut të drogës.
Kur gjithçka duket se shkon në mënyrë perfekte, El Chapo merr lajmin për vdekjen e babait të tij nga një sëmundje.
Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte e mirë, ai dëshironte që t?i jepte lamtumirën e fundit, por koha nuk ishte në favorin e tij.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Pse Joe Bideni është personi i duhur për momentin
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Koronavirusi/ Kushti kryesor për parandalimin e pandemisë; Çfarë duhet të dini për analizat e kontrollit?

Flet Brataj: Situata e Covid ndryshon për 3 javë vetëm nëse...

Mund të humbasë kontrollin e Covid-19 në çdo kohë, maska e detyrueshme në Paris dhe në publik
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
