Sinqeriteti i Ametajt: Kur pandemia të përfundojë, gropa do jetë aq e thellë sa…

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, shprehet se pandemia e COVID-19 në Shqipëri ka krijuar një gropë të pafundme në ekonomi. Por sipas tij, dëmet do të shikohen kur kjo gjendje të përfundojë.

“Shteti do ndihmojë me strukturat shtetërore. Iu kemi dyfishuar 70 mijë familjeve masën e ndihmës ekonomike. 80 mijë lekëshi që i shkon familjes në nevojë nuk është shumë, sigurisht, ne nuk mburremi dot, por duhet të mbulojmë gropën, që ka hapur armiku i padukshëm.

Kur të mbarojë kjo luftë, fundi i gropës do jetë aq e thellë, dhe pas kësaj Shqipëria do të hyjë në një plan Marshall për të rimëkëmbur ekonominë. Për shkak të COVID-19, që ishte e pallogaritur, gropa është e pafundme. Analistët ekonomikë tregojnë për një rënie ekonomike globale”, tha Ahmetaj në “Real Story”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.