Momenti prekës/ Doktor Pipero rrëfen në Open “ndarjen” e babait nga i biri në infektiv, çfarë ndodhi

I ftuar në studion e emisionit “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, ishte mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Mjeku, gjatë fjalës së tij tregoi një moment  prekës që ka ndodhur kohët e fundit në Spitalin Infektiv, spital ky që po trajton personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Në një dhomë ndodhej baba e bir, por kur gjendja e babait u rëndua dhe duhej të dërgohej në trajtim më intensiv, ai nuk kishte pranuar që të ndahej nga i biri. Më tej, Pipero, tha se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin sa të munden kontaktet, pasi në këtë mënyrë mund ta mbajnë kurbën e epidemisë të butë dhe shton më shumë optimizëm. Sado që përpiqemi që të jemi larg panikut, thotë mjeku, jemi ende në tension.

“Një pacient ishte shtruar me djalin dhe iu përkeqësua gjendja dhe nuk dëshironte të shkëputej për djalin. Sa herë që dalim nga infektivi, mendoj që njerëzit nuk dalin nga shtëpia, por të paktën janë në shtëpi, janë me familjarët e tyre. Ndërsa pacientët janë vetëm dhe nën përkujdesin tonë. Ka shumë vlerë të qëndrojmë në shtëpi, ka shumë vlerë të shmangin kontaktet.

Kjo është shumë e mirë, sepse e mbajnë kurbën e butë dhe kjo për ne është shumë optimiste. Mendoj që e gjitha kjo është e lidhur me masat që mori në kohë qeveria. Por edhe ne specialistëve pa përjashtim, kush më shumë kush më pak, ka komunikuar me juve (median),  me qytetarët.

Asnjëri nga ne nuk fle para orës 2 dhe 3, pas mesnate. Kemi pafund mesazhe dhe i kthejmë përgjigje, të gjithëve. Sado që përpiqemi që të jemi larg panikut jemi në tension”, u shpreh Pëllumb Pipero.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.