Çdo gjë e mbajtën të fshehtë/ Aktorja e famshme dhe Mesut Ozil bëhen prindër, ja fotoja e parë familjare (FOTO)

Aktorja e njohur turke, Amine Gulse dhe futbollisti i famshëm, Mesut Ozil, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur për fansat e ka bërë të ditur vetë ylli i telenovelave turke, përmes një postimi në “Intagram”.

Amine ka publikuar një foto familjare dhe zbulon se ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Eda.

“Faleminderit Zot! Vajza jonë Eda erdhi në jetë e shëndetshme”, shkruan aktorja në përshkrimin e fotos.

Kujtojmë se çifti i dha fund beqarisë në një dasmë pranë detit në muajin qershor të vitit të kaluar dhe çdo gjë e mbajtën të fshehtë.

Të njëjtën gjë bënë edhe me shtatzëninë. Ata e ruajtën sekret deri në ditën e fundit dhe të gjithë u habitëm nga lajmi i bukur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.