A ka arritur kulmi në Itali?! Ekspertët: Ka një rënie, por jetët e humbura si kurrë më parë

Një tjetër buletin i dhimbshëm nga mbrojtja civile në Itali: viktimat rriten sërish dhe janë 837 në një ditë ndërsa të hënën pasdite u raportuan 812. Ndërkohë janë 15729 të shëruarit në total nga të cilët 1109 vetëm 24 orët e kaluara. Ndërkohë në total, janë 77635 rastet pozitive aktualisht, 2107 më shumë se një ditë më parë.

Por, ndërsa raportohen shifrat e fundit, sqarohet edhe se janë bërë 29609 testime 24 orët e shkuara dhe nëse një ditë më parë, një në çdo gjashtë tampone ishte i infektuar, sot, raporti është një në shtatë. Pra ekspertët flasin për një tendencë në rënie edhe pse çmimi në jetë njerëzore është i lartë. Në total, viktimat janë 12428 persona. Në Lombardi ndërkohë janë 105 mijë të prekurit që nga fillimi i emergjencës. Për të gjashtën ditë radhazi atje vjen në rënie rritja e infektimeve. Rastet e reja janë 1047, për një total prej 43208 të infektuarish në rajon.

Një ditë më parë, numri i të infektuarve në lombardi ishte rritur me 1154 ndërsa dy ditë më parë 1592. Është në rënie ndërkohë edhe numri i viktimave atje, që janë 381 për një total prej 7199 të vdekurish si pasojë e koronavirusit.

Dy ditët e mëparshme ishin raportuar respektivisht 458 dhe 416 viktima. Tendenca në rënie në Lombardi, vazhdon për të gjashtën ditë radhazi, çka edhe sjell shpresa të reja. Ekspertët thonë se virusi godet më shumë meshkujt dhe mbi të gjitha individët në moshë të shkuar dhe me patologji të tjera.

Ndërkohë, presidenti i institutit të lartë të shëndetësisë në Itali, Silvio Brusaferro, ka deklaruar se vendi ka arritur tani kulmin e epidemisë së koronavirusit dhe duhet të fillojë zbritja.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.