A është testuar për COVID-2019? Kryeministri zbulon të vërtetën

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka bërë testim për koronavirusin, pasi nuk e ka parë të nevojshme dhe të arsyeshme për t’iu nënshtruar këtij lloj testi nëse nuk ka simptoma.

“Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka.”, tha Rama.

Në një intervistë në emisionin “Provokacja”, ai tha se masat drastike që ka ndërmarrë në izolimin e qytetarëve do të mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit dhe do të mund të shmangin katastrofën.

Rama gjithashtu tha se 60 % e popullsisë do të preket nga koronavirusi pasi kjo është e pashmangshme, por që do të shfaqet me simptoma të lehta për disa duke bërë që ata që do të preken të imunizohen nga Covid-19.

“Pikërisht se e kam menduar kam insistuar me shumë forcë të vendosen masat shumë shpejt. Kemi qenë të parët që kemi marrë masa drastike duke parë që jemi të dobët. Ideja e katastrofës më ka qëndruar mbi kokë gjithë kohës. Një katastrofë do të thotë mijëra të vdekur.

Ne nuk kemi luksin të numërojmë mijëra të vdekur dhe për më tepër të kemi një kolaps të sistemit shëndetësor ndaj dhe po bëjmë shtrëngime të mëdha pikërisht se katastrofa duhet ta shmangim me çdo kusht.”, shtoi kryeministri.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.