Manastirliu modifikon lejet për lëvizjet: Kemi harruar pa futur gomisteritë!

Teksa masat kundër përhapjes së CoVid-19, për njerëzit janë shtrënguar dhe tashmë lejohet që vetëm një person të lëvizë nga shtëpia me leje nga policia, së fundmi është zgjeruar lista e bizneseve që do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre.

Në një urdhër të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thuhet se listës së bizneseve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin u shtohen edhe gomisteritë, kancelaritë dhe libraritë.

Këto biznese qëndronin të mbyllura me urdhër të qeverisë si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Edhe këto biznese duke filluar nga nesër mund të hapin aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00-13:00.

Lista e plotë e bizneseve që mund të punojnë pa pengesa dhe orare

Ndërkohë të shtunën qeveria publikoi një liste me 106 biznese që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar pavarësisht masave kufizuese të vendosura nga qeveria për të frenuar përhapjen e COVID-19

Sipas listës zyrtare të qeverisë, këto biznese lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa pengesa dhe pa kufizim në orare, edhe pas orës 13:00.

Shfletoni galerinë për t’u njohur me të gjitha bizneset emër për emër.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.