Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Portali që na kushton miliarda jashtë funksionit, e-Albania nuk u përgjigjet qindra qytetarëve

Regjimi i ri i daljes për pazar përmes lejes që duhet siguruar në portalin e-albania, ose duke dërguar sms në numrin e vendosur në dispozicion nga qeveria, ka shkaktuar kaos dhe pakënaqësi tek qytetarët.

Portali qeveritar që u kushton shqiptarëve miliona euro në vit, dhe që prezantohet si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë, ka qenë i paaksesueshëm për qindra qytetarë.

Në mediat online dhe në rrjetet sociale janë publikuar me qindra denoncime, ku qytetarët ankohen se e kanë të pamundur aksesin në portal.

"Një gabim ka ndodhur. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin, lutemi provoni më vonë"

"Ju kërkojmë ndjesë! Shërbimi nuk mund të ofrohet për momentin".

Këto janë disa nga mesazhet që erdhen në ekranet e celularëve të shumë qytetarëve që aplikuan për leje-dalje. (Shih fotot më poshtë)

Të detyruar për të dalë për blerje bazike si buka apo ushqimet, pas të dielës 24 orë në karantinë, shumë prej tyre e kanë thyer karantinën pa leje.

Në dy vjet, portali u kushtoi shqiptarëve mbi 1 miliardë lekë

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2019 portali (që sot shfaq probleme) u ka kushtuar shqiptarëve plot 642 milionë lekë (të vjetra), ndërsa për vitin 2020 buxheti i parashikuar nga qeveria është 381 milionë lekë(të vjetra).

Pra, e thënë ndryshe ky portal u ka kushtuar plot 1 miliardë lekë shqiptarëve dhe nuk ka kapacitete për të përballuar fluksin e klikimeve. Nëse gjen portale apo aplikacione të ngjashme të mediave, me fluks 10 fish më të madh se e-albania, nuk do të kenë një kosto më tepër se 10 mijë euro në vit.

Këtë e dinë shumë mirë ata që përdorin aplikacionet në mediat online ose në biznese të ndryshme.

Denoncimi i deputetit: Qeveria shtoi edhe 10 milionë euro

Deputeti Myslim Murrizi thotë se shpenzimet nga buxheti për portalin e-albania janë edhe më të larta. Sipas tij, qeveria ka planifikuar plot 40 milionë euro.

"A do t?ia hiqni ju portalit të e-qeverisjes , që i keni planifikuar jo pak por 40 mln euro për vitin e ardhshëm, nga 30 mln euro që i kishit planifikuar për 2019? Jo! Nuk ia hiqni, se portali është vjedhje e hapur. Ne kemi 150 mijë vetë në administrate po duam edhe një portal të qeverisë për Shqipërinë që duam?", ka deklaruar ai.

A mjafton një orë për blerje apo shërbime në bankë?

Vendimi i ri që hyri në fuqi nga data 30 mars 2020 e në vijim kufizon lëvizjen, ndërsa vetëm një familjar mund të dalë për nevojat bazike të familjes. Kjo leje vlen vetëm për fashën orare 05:00-13:00, për të bërë pazar apo blerë ilaçe.

"Leja për dalje" është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë.

Shumë nga qytetarët janë ankuar se është e pamundur që të kryhen të gjitha punët e planifikuara në një orë, duke patur parasysh se shpesh ata përballen me radhë të gjata në supermarket, furra buke, zyrat e OSHEE apo në banka.

I dobët përballë flukseve

Kjo nuk është hera e parë që portali qeveritar del jashtë funksionit. E njëjta gjë ka ndodhur sa herë që në portal ka patur flukse aplikimesh.

E vërtëta është që termeti dhe COVID-19, faktuan se ky portal i shitur si revolucion, arritjen e tij më të madhe shënoi shkarkimin e certifikatave familjare.

Ndërkohë nëse marrim shembuj të ngjashëm, në Korenë e Jugut dhe në Singapor, ku janë mbi 60-70 milionë banorë, të gjithë kontrollohen nëpërmjet një aplikacioni, natyrisht që nuk bllokohet si e-albania.

[gallery ids="1017642,1017644,1017645,1017643"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore