Piku i vdekjeve në SHBA pas 2 javësh, dorëzohet edhe Trump

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe ka arritur në rreth 2500, me rreth 140 mijë të testuar pozitivë.

Në një konferencë shtypi të dielën mbrëma, Presidenti Donald Trump e zgjati deri më 30 prill afatin për zbatimin e udhëzimeve të distancimit social. Ai tha se piku i vdekjeve në SHBA me gjasë do të arrijë pas dy javësh, por theksoi se shpreson që vendi të hyjë në rrugën e rimëkëmbjes nga koronavirusi përpara 1 qershorit.

Presidenti akuzoi spitalet se po grumbullojnë respiratorë, për të cilët kërkesa është mjaft e madhe.

Ai tha se çdo spital që nuk i përdor respiratorët duhet t’i dorëzojë ato. Pak ditë më parë Presidenti Trump përdori fuqitë e emergjencës për t’i kërkuar firmës General Motors të prodhojë respiratorë për pacientët e koronavirusit, pasi e kishte akuzuar më parë këtë kompani se po harxhonte kohën me negociata.

Dje, ai shprehu më tepër optimizëm për firmën General Motors, duke thënë se ajo po punon fort. Administrata e tij është nën presion për të shtuar prodhimin e respiratorëve, që janë me rëndësi kritike për të shpëtuar pacientët me komplikacione nga koronavirusi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.