Nënë Haxhireja ia doli, 80-vjeçarja shërohet nga koronavirusi

Një lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv në QSUT. Një e moshuar 80-vjecare është shëruar duke fituar betejën e saj me COVID-19. Nënë Haxhireja nga Durrësi ka dalë negative në testin e kryer pasi qëndroi për trajtim në spital.

Nënë Haxhireja na jep lajmin e mirë, se pas gjithë kësaj situate të vështirë që Shqipëria dhe bota po kalon, ka shpresë.

Një foto e saj pranë mjekëve të Spitalit Infektik teksa të tre bëjnë shenjën domethënëse me gisht: Ia dolëm, është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri, shkon kështu në 41, nga të cilët 8 janë personale mjekësor.  Shqipëria shënon 10 viktima me koronavirus.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.