Mbreti i Arabisë Saudite jep lajmin e madh për të prekurit me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite bëri me dije se oborri mbretëror do të financojë të gjithë mjekimet apo trajtimet për personave e prekur me koronavirus, ndërkohë që ministria e Bujqësisë po merr masa për furnizimet me produktet e nevojshme ushqimore nga frika e ndonjë krize të mundshme.

Në mbretërinë saudite regjistrohen 8 viktima nga virusi i ri dhe 1453 persona të tjerë të infektuar, më shumë se në çdo vend tjetër të Gjirit Arab.

Ministri Taëfiq Al Rabiah bëri me dije se Mbreti Salman do të mbulojë të gjitha shpenzimet për qytetarët dhe rezidentët e prekur nga virusi dhe iu kërkoi qytetarëve që shfaqin simptoma të testohen sa më shpejt.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.