Historia prekëse/ 53 vite bashkë, burrë e grua vdesin në të njëjtën dhomë spitali nga koronavirusi

Një histori rrëqethëse vjen nga Irlanda e Veriut, për shkak të koronavirusit. Një çift i martuar prej plot 53 vitesh kanë ndërruar jetë brenda disa orësh nga njëri-tjetri, pasi ishin prekur nga COVID-19. Christopher Vallely, 79 vjeç dhe gruaja e tij Isobel, 77 vjeç, humbën jetën gjatë fundjavës në të njëjtën dhomë në spitalin “Mater” në Belfast.

Christopher u shtrua në spital dhe u vendos në izolim 10 ditë më parë pasi shfaqi simptoma. Isobel u shtrua në spital të enjten e kaluar dhe vdiq të shtunën në mbrëmje, një ditë pas përvjetorit të dasmës së tyre.

Christopher u zhvendos në dhomën që ajo kishte zënë pasi gjendja e tij u përkeqësua. Ai vdiq të dielën 12 orë pas gruas së tij.

Të dy kishin sëmundje themelore të mëparshme: Isobel pati një infarkt vitin e kaluar dhe Christopher u diagnostikua së fundmi me kancer të mushkërive.

“Ata ishin prindër të mahnitshëm”, tha vajza e tyre Fiona Vallely për “Irish News”.

“Dhe ata do të kishin bërë gjithçka për këdo. Ishin njerëz fantastikë dhe nuk meritonin të iknin në këtë mënyrë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.