Futbollisti i njohur sulmon partneren e Mauro Icardit: Nuk ke ndërgjegje, je nëna e 5 fëmijëve dhe… (FOTO)

Futbollisti i njohur argjentinas, Maxi Lopez, ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij, Wanda Nara, me të cilën ka 3 fëmijë.

Arsyeja se pse Maxi sulmoi Wanda-n, është pikërisht fakti se kjo e fundit vendosi të shpërngulej nga Parisi drejt Lomardisë, zonës më të prekur nga koronavirusi, së bashku me Mauro Icardin dhe 2 vajzat që ka me sulmuesin e PSG-së.

Lopez ka bërë një potim në rrjetet sociale, ku thekson se Wanda e ka harruar se tashmë është nëna e pesë fëmijëve dhe se i ka ekspozuar ata ndaj një rreziku të madh.

“Doja të dija se me çfarë kriteri thyen karantinën në një pandemi globale, ku të gjithëve iu kërkohet të mos dalin nga shtëpia, ndërsa ti ekspozon fëmijët duke udhëtuar nga një shtet në tjetrin.

Dhe, mbi të gjitha transferohesh në epiqendrën e virusit në Lombardi, pa të interesuar asnjë pasojë. Çfarë të kalon në mendje në këto momente kur më e rëndësishmja është shëndeti i fëmijëve tonë? Më vjen shumë inat kur e di që nuk ke ndërgjegje. Nëse nuk e ke vënë re, sot je mamaja e pesë fëmijëve”, ishin deklarata ironizuese e Lopez.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.