Fotot shqetësuese/ Trupat e pajetë të pacientëve njujorkezë ngarkohen në kamionë

Pandemia e koronavirusit ka goditur aq fort qytetin e Nju Jorkut sa punonjësit në sistemin shëndetësor po përdorin mjete piruna për të ngarkuar trupat e vdekur të pacientëve në kamionë frigoriferë.

Pamjet në videon e mëposhtme janë vërtetë shqetësuese, por tregojnë realitetin hidhur që po kalon metropoli amerikan.

“Kjo është e vërtetë. Ky është Bruklini”, dëgjohet të thotë njeriu i cii filmoi këto momente shqetësuese duke shtuar “Ata po vendosin truat në një kamion. Kjo nuk është shaka. Ky është spitali i Bruklinit. Ju lutem që duroni në shtëpi”.

COVID-19 vazhdon që të përhapet në qytet, ndërkohë që numri i viktimave shtohet nga dita në ditë.

Spitalet njujorkeze po hasin probleme të mëdha, duke qenë se numri i pacientëve është shtuar shumë që nga nisja e pandemisë.

Ndërkohë që autoritetet janë detyruar që të ngrenë morgje provizore, për të lënë aty trupat e pajetë, të shumtë në numër.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.