Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Facebook do të ndihmojë gazetarët dhe mediat lokale me 100 milionë dollarë

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckenberg, lajmëroi se kompania e tij do të investojë 100 milionë dollarë për të mbështetur mediat lokale. Vendimi sipas tij është marrë për shkak të vështirësive që po kalojnë mediat, pas shpërthimit të koronavirusit.

"Si pjesë e përpjekjeve tona për të mbështetur ekosistemin e lajmeve dhe të bëjmë të mundur që secili të ketë akses në informacion në kohë dhe të saktë, ne po investojmë 100 milionë $ në fonde të reja për të mbështetur gazetarët, sidomos ata të fokusuar në mediat lokale.

Aktualisht gazetarët po kalojnë momente të vështira që ë mbajnë komunitetet e tye të informuara dhe shumë organizata të reja po luftojnë për shkak të impaktit ekonomik pas shpërthimit të pandemisë.

Mediat lokale janë godit keq, kështu që ne do të japim 25 milionë dollarë grante emergjente nëpërmjet projektit "Gazetaria në Facebook".

Dhe 75 milionë $ të tjera për të shpenzuar në marketing për të mbështetur gazetarët dhe organizatat e lajmeve që mbulojnë krizën.

Ky program i ri emergjence i shtohet 300 milionë dollarë të tjerë që ne do të japim për të mbështetur lajmin dhe mediat lokale në veçanti, në vitet e ardhshme në një periudhë kohore afatshkurtër.

Shpresojmë që të mbështeten shumë gazetarë në këtë periudhë që të mund të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre mjaft të rëndësishme që të na mbajnë të gjtiëhve të informuar.", ishte njoftimi i Zuckenberg-ut.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore