
Biznesmeni kontrovers Arben Reli, i arrestuar për ndërtime pa leje dhe mpleksje me politikanët
Gazeta SHQIP ka denoncuar sesi një biznezmen që ka legalizuar 3 vila që nuk ekzistonin, po tenton të shkelë sërish ligjin, duke legalizuar një hotel që nuk është pronar, në qytetin e Korçës.
Bëhet fjalë për Arben Relin, ku pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës e mori të pandehur biznesmenin Relin, pasi kishte legalizuar tre vila të pandërtuara në zonën e Farkës dhe një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Por sëfundmi, Reli po tenton të legalizojë një hotel me 5 yje, të ndërtuar në Moravë të Korçës, edhe pse ai nuk është pronar i kësaj godine. Gazeta SHQIP mëson se aty janë dy pronarë të një godine ekzistuese dhe gjatë viteve të fundit është bërë një shtesë objekti nga biznesmeni Arben Reli. Pikërisht këtë shtesë objekti, Reli po kërkon ta legalizojë mbi objektin ekzistues ku pronar është edhe dikush tjetër.
Burime nga dega e ALUIZNI-t Korçë, bëjnë me dije se biznesmeni kontrovers, i akuzuar për shumë shkelje, po tenton të legalizojë objektin, duke nxjerrë jashtë loje ortakun e tij. Ky është abuzimi i fundit, i një serie shkeljesh që biznesmeni Arben Reli ka kryer në të shkuarën.
I arrestuar për ndërtim pa leje
Në 19 shkurt të vitit 2016, në zonën e Farkës, në krah të varrezave po ngrihej një kompleks me vila luksoze nga biznesmeni Arben Reli. Asokohe, Komuna e Farkës kishte marrë vendim që ndërtimi i këtyre vilave të pezullohej, për shkak se po dëmtonin planin urbanistik të zonës.
Por biznesmeni Arben Reli nuk iu bind këtij vendimi dhe për këtë arsye Policia e Shtetit e arrestoi bashkë me 4 punonjës të tij. Dosja e Relit me veprën penale "Ndërtim pa leje" parashikuar nga Neni 199/a,b i Kodit Penal, përfundoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Çuditërisht edhe pse në shkelje me rregullat urbanistike, ky kompleks vijoi punimet dhe sot ka përfunduar pjesërisht.
Miqësia me politikanët!
Hotelin në Moravë të Korçës e frekuentojnë shumë politikanë me origjinë nga ky qytet. Burime për Gazetën SHQIP, bëjnë me dije, se hoteli vizitohet nga ish kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi.
Banorët e zonës por edhe në Korçë shkojnë edhe më tej, pasi thonë se fitimet e hotelit, Arben Rreli po i ndan me Niko Peleshin. Pikërisht, miqësia me politikanët, ka bërë që Reli të marrë një liçencë për hotelin me 5 yje si dhe të nisë procedurat e legalizimit, nëpërmjet aksesit që ofron Niko Peleshi dhe miqtë e tjerë politikanë.





Skandali/ Kryebashkiaku socialist i Tropojës i jep tender kushëririt të parë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Mediat serbe: Albert Krasniqi, vrau një 17-vjeçar serb të Kosovës në vit...
Historia e plotë >
Video/ Biden telefonon kreun e NATO-s: Do të zbatojmë fort nenin 5, rrit...
Historia e plotë >
Ekskluzive/ “Shefqet Ndroqi” në krizë për respiratorë e BiPAP, pacientët trajtohen në temperaturë mbi 40 gradë

“Kur shpresa për jetën varej në një fije të hollë”, mjekët e QSUT operojnë të renë me sëmundjen e rrallë

32 fluturime për sot, Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm
Biznes

Rusia "hakmerret" ndaj Shqipërisë, dyfishon taksën e grurit
Historia e plotë >
Fiskalizimi, Denaj në Berat: Nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene
Historia e plotë >

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >