Viktima më e re nga koronavirusi është një portugez 14 vjeçar

Viktima më e re për shkak të COVID-19 është një adoleshent portugez vetëm 14 vjeç. Sipas mjekëve portugezë, ai nuk shihte ndonjë problem serioz shëndetësor.

Vdekja e tij tregon se virusi mund t’i marrë jetën edhe pesonave të rinj në moshë dhe pa shqetësime serioze.

Viktima ishte nga Ovar, dhe vdiq në orët e para të së dielës pasi u dërgua me urgjencë në spitalin “Sao Sebastiao” në afërsi të Santa Maria da Feira. Ai mendohet se vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure, por nuk hyn te problemet shëndetësore që përkeqësohen nga COVID-19.

Më herët, viktima më e re ishte një 16-vjeçare franceze, Julie Alliot, që vdiq në një spital në Paris të mërkurën. Ajo nuk kishte asnjë problem shëndetësor dhe humbi jetën një javë pasi i filloi një kollë e lehtë, shkruan “Daily Mail“.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.