Të zhgënjyer/ Italianët në protesta, djegin flamurin e BE (VIDEO)

Zhgënjimi i italianëve nga Bashkimi Europian ka zbritur nga rrjetet sociale drejt e në terren, pasi disa njerëz janë mbledhur në rrugë duke djegur publikisht flamurin e BE.

Në protesta që po zhvillohen thirrjet po shtohen me kërkesa nga më të ndryshmet. Disa duan që të braktiset zona e euros dhe të rikthehet lira italiane si monedhë zyrtare.

Të tjerë shkojnë dhe më larg duke kërkuar me banderola dhe thirrje, daljen e Italisë nga Bashkimi Evropian.

Në Xhenova, disa banorë i vunë flakën flamurit të BE nën thirrjet “Jemi italianë, do ia dalim vetë”. Incidente të ngjashme me djegie të flamujve të BE ka pasur dhe në zona të tjera të Italisë, gjithsesi konsiderohen sporadike. Ndërsa në rrjet mbështetësit kanë krijuar hashtagun #CiSalviamoDaSoli.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.