Sadiku: Duhet të duartrokasim doktorët, tregojmë që jemi të gjithë bashkë

Edhe sulmuesi kuqezi Armando Sadiku duartroket nga ballkoni në orën 8 të mbrëmjes doktorët spanjollë dhe personelin shëndetësor që po luftojnë me koronavirusin. Ai luan për skuadrën e Malagës në Spanjë.

Në një intervistë të dhënë për “Malaga CF”, 28 vjeçari shpjegon se videot që poston ai në Instagramin e tij nuk janë thjesht një postim Instagrami por e bën këtë gjë sepse e ndjen vërtetë.

“Duhet t’i duartrokasim doktorët që po bëjnë shumë në këto ditë të vështira. Shpresoj të mbarojë së shpejti, por nuk duhet harruar se falë tyre shumë njerëz po rikthehen në shtëpi të shëruar.

Nuk i postoj videot vetëm sepse duhet të postoj diçka. E bëj sepse jam një person ndjeshëm. Videot i postoj sepse më pëlqen fakti që mjekët duartrokiten. Ne po vuajmë, por me anë të duartrokitjeve tregojmë që jemi të gjithë bashkë,” shprehet Sadiku.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.