
Pesë persona të infektuar me koronavirus në Kosovë janë në gjendje të rëndë
Pesë persona të infektuar me COVI-19 në Kosovë janë në gjendje të rëndë. Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një video-konference për media, ku informoi se në mesin e të infektuarve me koronavirus, 31 persona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje të qëndruseshme.
"Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndërmarrë masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Kërkojmë që koha e lejuar për qarkullim të mos kuptohet në asnjë mënyrë si një hapësirë për t?u grumbulluar por të respektojmë pikën që lëvizjet në rrugë të mos bëhen më shumë se 2 persona e gjithmonë duke mbajtur distancën në 2 metra", tha Vitia.
Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.
"Testet e reja me porosi kanë arritur në IKSHPK, kemi bërë kërkesë edhe për 10 mijë teste të reja. Po vazhdojnë njëkohësisht donacionet dhe ndihmat e ndryshme. Ju bëjmë thirrje për shtim në angazhimin e juaj në këtë situatë. Ruajeni shëndetin e juaj dhe të familjarëve tuaj e komshinjve. Kjo situatë do të kalojë andaj ju lutem që të keni kujdes. Ju lutemi që të keni durimin që këto javë t?i kalojmë sipas këshillave e rekomandimeve", tha ai.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek TVSH dhe desh i...
Historia e plotë >
Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Të prekurit nga COVID-19, sa të besueshme janë statistikat zyrtare?

Mjeku merr paralajmërim për pushim nga puna: Mbrëmë më thirrën në drejtori...

Si vlerësohet situata e Covid? Manastirliu: Është e qëndrueshme
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
