
Legjenda e Turqisë me koronavirus, shtrohet me urgjencë në spital
Portieri legendar turk, Rustu Recber është infektuar me koronavirus. Lajmin e dha në faqen e saj në Instagram bashkëshortja e 46-vjeçarit.
"Do të doja t?ju jepja një lajm më pozitiv, por më vjen keq të them që burri im, Rustu, është shtruar në spital me diagnozën e COVID-19. Jemi të tronditur nga simptomat e shpejta që u zhvilluan papritur, kur gjithçka ishte normale. Këto janë momente kritike dhe të vështira. Allahu ua lehtësoftë vuajtjet të gjithë pacientëve, përfshirë burrin tim të dashur", tha ajo.
Bashkëshortja e Rustusë, Irsil, ka një mesazh për të gjithë njerëzit në këto kohë vështira të pandemisë së koronavirusit.
"Kërkesa ime e vetme është që njerëzit të mund të jenë pak më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në këtë situatë. Në testimet që kemi bërë, vajza dhe djali im ishin negativë dhe vetëm burri im ishte pozitiv.
Për këtë arsye, ne jemi në shtëpi, ndërsa ai është në spital, dhe nuk na lejohet ta shohim. Në fakt, kjo është pjesa më e vështirë, duke mos qenë në gjendje të jemi me të. Allahu është i madh dhe i është besuar atij dhe mjekëve turq. Shpresoj që ky moment i vështirë të kalojë", apeloi ajo.
Portieri Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë, shkruan Supersport
Rustu luajti vetëm shtatë herë me fabellën e Barçës në sezonin 2003-04. Ai u tërhoq në moshën 39-vjeçare në vitin 2012, teksa kishte shënuar plot 120 takime me Turqinë.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1016979,1016982,1016985,1016986,1016984,1016983,1016978"]



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet drejtuesi i BMW që “fluturoi” me 150 km/orë tek TVSH dhe desh i...
Historia e plotë >
Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Datat, 677 mijë pensionistë do përfitojnë 5 mijë lekë: Ja grafiku i shpërndarjes për shpërblimin e fundvitit

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, Manastirliu: 360 shtretër! Ndryshon cilësia e shërbimeve

Shtrëngata, rrufe e reshje dëbore/ Moti i keq prezent në vend edhe gjatë fundjavës
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
