Koronavirusi/ 1228 të vdekur, por në Britani shikojnë pak shpresë

Numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit shkoi në 1228 ditën e sotme në Britaninë e Madhe, por autoritetet thanë se përqindja e të infektuarve ra për ditën e dytë radhazi.

Deri më tani janë 19,522 raste të konfirmuara në ishull, nga 17089 që ishin dje. Në 24 orët e fundit humbën jetën 209 viktima, rasti i dytë më i madh që nga shpërthimi i pandemisë, por prapë janë 51 vdekje më pak se sa dje, e kjo sjell mjaft shpresë se numrat po nisin që të ulen.

Në Britani shkencëtarët po flasin për masa të ashpra deri më qershor, kur ata mendojnë se COVID-19 mund të largohet përfundimisht.

Ndërkohë që qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi në vetizolim e të dalin sa më pak.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.