Itali/ Situata nga COVID-19, 756 të vdekur në 24 orët e fundit

Në Itali ka shkuar në 10779 numri i të vdekurve, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 756 persona. Sot u regjistruan 3851 raste të reja pozitive në total, por është një numër i qëndrueshëm në krahasim me ditët e kaluara.

Të shëruarit janë 13030 persona, një rritje prej 646 rastesh të reja shërimi. Numri i të infektuarve total italianë arrin kështu në 97,689 njerëz. Nga këto, 73,880 janë akoma pozitivë. Pej tyre, 58% janë në izolim në shtëpi, pa simptoma ose me simptoma të buta.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Lombardi, rajoni verior i prekur më keq në këtë vend, është rritur me rreth 416 viktima brenda një dite, me totalin 6,360 të vdekur vetëm në kë rajon. Kjo shifër është më e ulët se ajo e raportuar të shtunën, me 542 viktima, e cila ishte e dyta më e madhe që kur shpërthimi u shfaq për herë të parë, pak më shumë se pesë javë më parë. Çdo shifër më e ulët ngjall një shpresë në Itali se situata dalëngadalë mund të shkojë drejt normalizmit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.