Ekskluzive/ Si po e përjetojnë emigrantët shqiptarë në Greqi, epideminë e Covid-19

Greqia është gjithashtu një shtet i prekur nga Coronavirus dhe në të cilën duhet thënë jetojnë me mijëra shqiptarë. Ndaj edhe ne pikërisht për këtë qëllim, po zhvillojmë një intervistë për Gazetën Shqip me një studente shqiptare që jeton prej vitesh bashkë me familjen e saj në shtein grek.

Sara Minaj është me origjinë nga Fieri dhe jeton në Patra. Ajo studion në University of Patras (UOP) dega e Ekonomikut. në vitin e dytë Bachelor.

  • Sara, prej sa ditësh tashmë jeni të izoluar, dhe a ka ndikuar kjo në shkëputjen e kontakteve me abjentin e jashtëm? Pra, me miqtë, punën dhe zhvillimet e përditshme

Kemi rreth 20 ditë të izoluar në shtëpi që në momentin që Patra pati personin e parë pozitiv me coronavirus. Nuk i kemi shkëputur 100% kontaktet me miqtë sepse kemi internetin dhe mund të kontaktojmë virtualisht sa herë të deshirojmë.

Kurse përsa i përket përditshmërisë që mund të ketë një stundente, ajo ka ndryshuar tërësisht sepse tashmë rri vetëm në shtëpi dhe mund të themi me pak fjalë, që zgjodha vetë të ndaloj ‘’të jetoj” këtë periudhë.

Kjo vlen deri sa të jetë e nevojshme që kur të mbaroj e gjithë kjo situatë të mund të jetoj vitet e tjera, ndaj dhe po zgjedh të mos “jetoj” këto dy javë, një muaj, apo sa të jetë e nevojshme që të mundem të jetoj më vonë.

Si paraqitet aktualisht situata e përgjithshme në Greqi, pas shfaqjes së Coronavirusit?

Në momentin që flasim janë 1061 persona të prekur, shifër e cila mund të rritet, dhe 37 të vdekur. Ajo që i shqetëson autoritetet shëndetësore këtu është se të prekurit nuk kanë patur kontakte me ndonjë person që ka dalë pozitiv nga coronavirus. Pra, kjo e bën edhe më të vështirë e komplekse analizimin e situatës. Situata nuk ka nevojë për panik, por vetëm për kujdes.

Cilat janë disa prej masave konkrete që tashmë janë ndërmarrë në Greqi?

Masa e parë që u mor ishte mbyllja e shkollave dhe universiteteve në qytetet ku kishte persona pozitiv me coronavirus. Më pas u bë edhe dizinfektim i të gjithë ambienteve. Tashmë të gjitha universitetet dhe shkollat janë të mbyllura në të gjithë Greqinë.

Ministria e Shëndetësisë mori masa të tjera si: mbyllja e kafeneve, clube-ve, biblotekave, muzeve, qendrave estetike etj. Tani të vetmet që janë hapur janë super-marketet ,farmacitë dhe bankat.

A mendoni që autoritetet përkatëse shtetërore atje i kanë marrë masat në kohën e duhur, dhe po veprojnë me përgjegjshmëri?

Besoj se po. Masat janë marrë në kohën e duhur. Nuk ka të bëjë vetem masat që do marri shteti, por sa të ndërgjegjësuar jemi ne si qytetarë që të ruajmë veten tonë dhe në këtë mënyrë ruajmë dhe personat që kemi rreth nesh .

Sa të shqetësuar jeni për familjarët në Shqipëri, duke ditur tashmë që janë mbyllur kufinjtë tokësorë dhe ajrorë me Greqinë?

Duke patur pjesëtarë të familjes të cilët ndodhen në Tiranë, Durrës dhe Mallakastër normale që jam e shqetësuar. Nuk ka të bëjë shumë me mbylljen e kufirit shqetësimi im, por për pjesëtarët e familjes sime sepse edhe nëse do të ishte hapur kufiri nuk do lëvizja që të shkoja në Shqipëri deri në qetësimin e gjendjes.
Për mendimin tim është një masë e mirë mbyllja e kufijve përkohësisht që të mos ketë lëvizje njerëzish, dhe të arrijnë në numërimin e saktë të të infektuarve .

A po i zbatojnë qytetarët atje masat e ndërmarra për vetëizolimin?

Në ato pak herë që kam dalë përsa i përket qytetit ku jetoj kam parë që është ulur ndjeshëm qarkullimi i njerëzve gjithashtu dhe qarkullimi i makinave. Besoj se po, shumica e njerëzve po i zbatojnë masat e ndërmarra për vetëizolimin.

Sara, çfarë mesazhi keni për bashkëqytetarët tuaj në këtë situatë?

Ajo dua unë tani të apeloj për gjithë bashkëqytetarët e mi është se nuk ka nevojë për panik. Duhet të ndërgjesohemi dhe të paktën këto ditë të qëndrojmë në shtëpi sa është herët dhe nuk ka shumë të prekur. Të kujdesemi për veten dhe për personat që janë rreth nesh, sidomos për më të moshuarit. Duhet të kemi shumë durim dhe shpresoj që cdo gjë të kalojë sa më shpejt.

Intervistoi për Gazetën Shqip-Edison Balla

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.