“Do të ishte sikur të na shpallej luftë”/ Trump tërheq karantinën për Nju Jork

Nju Jorku është shndërruar tashmë në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Të infektuarit vetëm në këtë qytet shkojnë në të paktën 50 mijë dhe shifrat përditësohen çdo ditë me përqindje të frikshme.

Dje, presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter, propozoi që shtetit të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikat t’ i urdhërohej një periudhë karantine 14-ditore.

Por guvernatorët u “rebeluan”, madje guvernatori i Nju Jorkut Cuomo e deklaroi publikisht. ”Do të ishte sikur të na shpallej një luftë federale. Nuk besoj se ka baza ligjore. Thjesht do të panikonte popullatën, dhe kjo është e kundërta e asaj që duam”, deklaroi guvernatori që shpesh kundërshton presidentin.

Pas kësaj, Trump përmes një postimi në Twitter tha se: “Një karantinë për New York-un, New Jersey dhe Connecticut nuk do të jetë e nevojshme.”

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.