U arrestua për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes, jepet masa e sigurisë për ish-futbollistin e Kombëtares

Katër ditë më parë, ish-futbollisti i Kombëtares Klodian Duro, përfundoi në pragat e policisë së Tiranës për shkak të përndjekjes ndaj ish-bashkëshortes.

Pas divorcit, ish-gruaja e Duros kishte një urdhër mbrojtje. Ky urdhër u thye nga ish-mesfushori para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua.

Ndërsa ditën e sotme, Gjykata e Rrethit të Tiranës ka dhënë edhe vendimin për 42-vjeçarin.

Ky i fundit do të duhet të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që kjo masë cilësohet si lehtësuese duke qenë se për veprime të tilla, masa është ajo e arrestit me burg.

Vendimi është marrë nga gjyqtari, Bedri Qori. Sakaq, secila nga palët do të ketë të drejtën e apelimit të këtij vendimi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.