Testimet për Covid 19, Silva Bino: Drejt funksionimit dhe dy laboratorë të tjerë

Doktoreshë Silva Bino tha se përveç laboratorit në Institutin e Shëndetit Publik, do të shihet mundësia edhe për dy laboratorë të tjerë në QSUT dhe tek “Shefqet Ndroqi” (Spitali i Sanatoriumit) për të bërë analizat që identifikojnë COVID-19. Ajo nuk dha një përgjigje se sa është kostoja e testimit. Ndërkohë Silva Bino tha se ende nuk ka një vendim nëse edhe spitalet private do të bëhen pjesë e këtij shërbimi.

A është licencuar sipas ligjit laborator tjetër përvec në ISHP për të kryer analiza për COVID-19? Sa është kostoja e tekstimti, dhe a munden spitalet jo publike të ofrojnë testime kundrejt pagesës? – ishin pyetjet e dërguar në grupin e Ëhatsapp të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në bazë të ligjit ISHP ka laboratorin e referencës në lidhje me testimin për sëmundjet infektive, është i vetmi laborator që ka bërë kontrollin e cilësisë sipas të gjitha rekomandimeve dhe është i licencuar.

Në lidhje me laboratorë të tjerë publik jemi duke vlerësuar kapacitetet dhe natyrisht në bazë të një protokolli aftësitë e testimit në QSUT dhe më pas tek “Shefqet Ndroqi”, në mënyrë që dy laboratorë të tjerë t’i nënshtrohen testimit të certifikuar.

Në varësi të vlerësimit të metodave të reja të testimit do të shikojmë edhe mundësinë e testimeve të tjera në vende të tjera, pra laboratorë që janë publik. Por kjo do të kryhet në varësi të metodikave të testimit në mënyrë që qytetarëve t’i ofrojmë teste për të cilat ne nuk themi që është negativ dhe mund të dalë negativ, që kjo gjë të jetë e vlerësuar siç duhet. Natyrisht, gjykimi klinik i mjekut është një element i rëndësishëm.

Përsa i përket spitaleve jo publike ende nuk ka një vendim. Komiteti është duke e vlerësuar mënyrën se si do të operojnë këto spitale dhe si do ta ofrojnë këtë testim nëse do të munden mbas procesit të verifikimit dhe vlerësimit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.