Shtypi gjerman i përçarë: Merkel e nervozuar nga agresiviteti i Conte-s

Shtypi gjerman u shfaq i përçarë së fundi mbi samitin europian për shkak të përplasjeve mes frontit “të linjës së ashpër”, të kryesuar nga Angela Merkel dhe kryeministri holandez Mark Rutte, e nëntë liderëve që kishin kërkuar lëshimin e eurobondeve.

Për Die Zeit, “Europa zhgënjen Italinë”! “Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së nuk ranë dakord për koronabondet. Por një komunitet që i lë të zhyten në emergjencë anëtarët e tij, nuk e meriton këtë emër”, thuhej aty.

“Merkel refuzon koronabondet e sërish flet për solidaritet”, shkruan der Spiegel. E përditëshmja konservatore Die Welt ndërkohë mbështet kancelaren, e cila foli në një video konferencë pa u shfaqur me fytyrë, por vetëm përmes një përkthyesi.

Sipas Die Welt, Merkel “ishte nervozuar nga agresiviteti i kryeministrit Italian, Giuseppe Conte”. Të gjelbrit ndërkohë kundërshtuan linjën e shefes së ekzekutivit.

“Me Jo-në e saj të vrazhdë ndaj eurobondeve, qeveria gjermane shkelmon idenë europiane”, tha europarlamentari Sven Giegold për agjensinë e lajmeve Dpa. “Pikërisht në vendet më të goditura nga koronavirusi, njerëzit duhet të ndiejnë Europën”, shtoi ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.