Pse korçarët e quajnë Niko Peleshin, Nikoleta!

Ka shumë raste kur njerëzit i vendosin emra ose llagape njerëzve publike, politikanëve, këngëtarëve, artistëve apo sportistëve.

Në Shqipëri nuk mungon kjo praktikë, megjithëse nuk është shumë e pasur, pasi shqiptarët kur vjen puna për politikanët, të paktën i bien shkurt dhe pa u menduar i quajnë të gjithë maskarenjë, hajdutë, mashtruesë etj.

Sidoqoftë disa llagape i kanë dalluar njërin nga tjetri. Kështu përshembull Enverin e quanin “dulle”, Saliun e quanin “maloku”, Fatos Nanon “qorri”, Edi Ramën “i gjati”, Erion Veliajn e quajnë “Lali”, Arben Ametaj “tigri”, Vangjush Dakon “xhuxhi” etj.

Natyrisht që llagapi varet nga karakteristikat fizike, prejardhja gjeografike apo tipare të karakterit. Saliu është nga malësia dhe e quajnë “malok”, Edi Rama është i gjati dhe i thonë “i gjati”, Arben Ametaj është shumë trim dhe e quajnë “tigri” etj.

Këto llagape janë kthyer në domain kombëtar, sepse nuk dihet ku dhe kush i ka krijuar dhe i përdorin pak a shumë të gjithë ata që duan të shpotisin ndonjë personazh.

Mirëpo, llagapet nuk janë vetëm kombëtare por edhe lokale. Kështu përshembull, korçarët që nuk janë një popull me shumë fantazi, ja kanë qëlluar me një llagap që e përdorin për ish kryetarin e tyre të Bashkisë, Niko Peleshi. Ata e quajne këtë burrë Nikoleta!

Nëse i shkojmë llogjikës që llagapet apo emrat e dytë që u vihen njerëzve, burojnë kryesisht nga profili i tyre edhe në rastin e Nikoletës kjo duhet të jetë e vertetë. Kush janë me pak fjalë tiparet e Nikoletës: i squllet, pa qëndrim, frikacak, ziliqar, servil, sypërmbysur, kastravec e qurravec.

Korçarët që e njohin mirë, thonë se shokët e tij kur deheshin e mbathnin Nikoletën me përparëse dhe e vinin të kërcente, zakon që i ka mbetur dhe e bën si detyrë në shumë lokale të pazarit, tani që është dhe pa punë. Disa madje i kanë bërë edhe këngë sipas zakonit, për të cilin korçarët janë të njohur. Ja disa vargje të këngës:

Nikoleta Nikoleta shtron lakror edhe peta,

Nikoleta ha bistoka bukë me qiqra feta feta,

Nikoleta njef shumë veta, kur këndon vesh edhe geta!

Nikoleta Nikoleta peshk nga zapet të zu rrjeta,

në pazar kur e tunde të dolen brekët bashkë me funde!

Meqë ka shumë vargje të tjera për Nikoletën të cilat ne nuk kemi ngenë t’i postojmë, i ftojmë shpotitësit artdashës korçarë, t’i hedhin në kutinë postare të Bashkisë Korçë.

Nikoleta moj Nikoleta gishtin çta kapi rrjeta,

qimet mbetën te berberi, zapja ngeci te kuleta!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.