Operacionet humanitare, Air Albania nis kthimin e shqiptarëve të mbetur në Evropë

Shqiptarët e mbetur në Evropë do të mbërrijnë në atdhe përmes Air Albania, pa shpenzime. Ky ka qenë vendimi i Qeverisë i bërë publik mesditën e djeshme, ndërkohë që sot pritet të mbërrijnë të parët nga Roma.

Ministrja Belinda Balluku ka postuar në rrjetin social një foto me ekipin e Air Albania, që do nisë sonte fluturimet në kuadër të operacionit humanitar.

Sipas fotot së postuar prej saj, janë 10 pjesëtarë të ekuipazhit që do të nisin fluturimet. Janë pilotët dhe stjardesat pjesë e operacionit që do të marrë shqiptarët e mbetur në Itali, Gjermani, Francë, Kroaci, Angli, Zvicër dhe në shtete të tjera ku ata janë bllokuar për shkak të mbylljes së kufijve, si një masë e përhapjes së koronavirusit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.