Mjeku pensionist rikthehet në Infektivin e Tiranës për t’u dhënë “një dorë” kolegëve (EMRI)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e një mjeku që u ka shkuar për ndihmë kolegëve të tij edhe pse ka dalë në pension.

Bëhet fjalë për mjekun Dhimitër Kraja, i cili pas 48 vitesh punë është rikthyer në punë për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tij për të përballuar situatën e koronavirusit.

“Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira,”-shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.