Kërkesa prekëse/ I vëllai i vdiq nga koronavirusi, fieraku kërkon leje nga policia: Të marr trupin e tij në morg…

Një qytetar ka kërkuar leje në Policinë e Shtetit për të ardhur në Tiranë përtë tërhequr nga morgu trupin e vëllait të tij, i cili ka humbur jetën nga koronavirusi.

Një qytetar nga Fieri ka kërkuar leje në Policinë e Shtetit për të ardhur në Tiranë, pasi do që të tërheqë nga morgue trupin e të vëllait.

Ai ka humbur jetën nga koronavirusi, e si pasojë i vëllai do të marrë trupin e tij të pajetë.

Bëhet e ditur se viktima është personi i tetë që ka ndërruar jetë, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Ndërkohë autoritetet e policisë në Fier i kanë dhënë lejen e posaçme për të qarkulluar me makinë.

“Përshëndetje, Jam Shkëlqim X. Ju lutem dua të shkoj në Tiranë për të tërhequr trupin e vëllait tim që ndodhetnë morgun e spitalit në Tiranë”, lexohet në e-mailin që ai i ka dërguar Policisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.