Haradinaj: “Ka tre shtëpi në lagjen më të pasur të Prishtinës, dy të Albinit”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i ka kursyer akuzat ndaj Luan Dalipit, këshilltar kryesor i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se Dalipi është një njeri i akuzuar për korrupsion, madje tha se ai ka tri shtëpi në lagjen Marigona, duke pretenduar se dy prej tyre janë të Kurtit.

“Zotëria që e ka zgjedhur Albin Kurti për të qenë shef i kabinetit të tij, Luan Dalipi, jeton në të njëjtën lagje me mua, ai zotëri ka tri shtëpi në Marigonë. Dy prej tyre flitet që janë të Albinit edhe të Vetëvendosjes. Nuk e di për çfarë i shfrytëzojnë por flitet”, u shpreh Haradinaj në KTV.

Haradinaj u pyet nëse e ka parë Kurtin që të shkojë në banesën e tij, ai u përgjigj: Nuk e di a e kam parë, pyeteni ju.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.