Engel: SHBA ka kontribuar për krizën në Kosovë

Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, u shpreh “thellësisht i shqetësuar nga taktikat e administratës Trump me Prishtinën” dhe shtoi se “SHBA-ja ka kontribuar krizës në Kosovë”.

Engel tha se presioni mbi Kosovën, për shkak të taksës 100 për qind që u ka vënë importeve serbe, nuk është i balancuar, dhe se SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë për lidhjet e saj të sigurisë me Rusinë.

“Departamenti amerikan i Shtetit ka kohë që i bën thirrje Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë. Por, kjo administratë ka vendosur ndëshkime ekonomike vetëm disa javë pas formimit të Qeverisë së Albin Kurtit. Në vend që ta linte qeverinë e re të merrej me pandeminë dhe të niste procedura të brendshme, SHBA-ja ka kontribuar në krizën politike në Prishtinë, për shkak të taksës ndaj Serbisë”, thuhet në deklaratën e tij.

Engel shtoi se ka arsye të mira për Kosovën që ta heqë taksën, sepse, sipas tij, i shkakton Kosovës më shumë dëm sesa ndikon në arritjen e marrëveshjes së paqes me Serbinë. Por, tha Engel, pa marrë parasysh këtë, taksat janë mjet legjitim i një kombi sovran.

Sipas tij, SHBA-ja, në vend se të përdorte taktikat mbizotëruese, duhet të punonte me Qeverinë tashmë në detyrë të Kosovës, për të përmirësuar politikat që promovojnë prosperitetin dhe paqen e qëndrueshme.

Sipas tij, kur një demokraci e vogël “detyrohet me dhunë” të bëjë diçka, ajo është “vepër keqtrajtimit dhe jo vepër e partnerit të pjekur”. Engel shtoi se do të vazhdojë të punojë me çdo qeveri që populli i Kosovës zgjedh tani dhe në të ardhmen.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.