Deputeti Alimadhi i shtruar në Infektiv, ja çfarë thonë mjekët për gjendjen e tij

Ditën e djeshme, deputeti i opozitës së re dhe njëkohësisht kreu i “Ballit Kombëtar” Adriatik Alimadhi u shtrua me urgjencë në spitalin Infektiv.  Mjekët që po merren me trajtimin e tij kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen e deputetit, i cili në momentin kur konfirmoi lajmin se kishte rezultuar pozitiv, njoftoi se kishte përdorur vetëm paracetamol.

Bluzat e bardha bënë me dije se deputeti po merr trajtim dhe se gjendja e tij nuk është e rënduar, por është stabël. Gjithashtu deputeti vuan edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese, të cilat e ndërlikojnë edhe më shumë gjendjen e tij.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.