Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Shqiptarët duan të kthehen”/ Rama: Nuk do sjellim ata që kujtohen tani që COVID-19 po bën hatanë

Pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se autoritetet po punojnë të sjellin në vend shqiptarët e ngelur jashtë territorit për shkak të mbylljes së kufijve, një interes të madh ka pasur edhe nga shumë të tjerë për t?u kthyer.

Por kreu i qeverisë sqaroi se kjo nuk ka për të ndodhur.

"Sot kam lajmëruar se do të riatdhesojmë janë një listë e mbyllur prej 1379 persona. Nuk kamë thënë që do nisim avionin dhe do sjelli mbi 300 mijë njerëz në Shqipëri. Kjo nuk është e arsyeshme dhe as e mundur. Nuk jemi në gjendje t'i marrim të gjithë të rikthen këtu, por ata persona që kanë vërtet hallë dhe ngecën në vende të ndryshme të botës për shkak të mbylljes së kufijve.

Kush jeton jashtë vendit dhe kujtohet sot se dua të kthehem në Shqipëri nuk është e mundur. Kush thotë se dua të vijë në Shqipëri tani se atje koronavirusi nuk po bën hatanë si në vendin ku jemi, nuk ka për të ndodhur. Ne do sjellim vetëm raste emergjence dhe është një listë e mbyllur. 'Lasgushi' do të mbledhë ata njerëz që janë në listat e ambasadave dhe asnjë më shumë. Nga ana tjetër ata që alarmohen se ato mund të sjellin virusin , është të flasësh në hava" tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore