SHBA/ Trump firmos paketën financiare prej 2.2 trilionë dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,firmosi ditën e sotme paketën e stimulimit ekonomik prej 2 trilionë dollarësh, duke nisur kështu mbështetjen e fuqishme financiare për miliona amerikanë të goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.

Presidenti e nënshkroi ligjin pak orë pasi mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pas miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten paketën e stimujve ekonomikë prej 2.2 trilionë dollarësh, më masivja në historinë amerikane, për të ndihmuar individë dhe kompanitë të përballojnë pasojat ekonomike shkaktuar nga epidemia e koronavirusit dhe për të mbuluar koston e pajisjeve të domosdoshme mjekësore për të cilat spitalet kanë nevojë urgjente.

Senati me shumicë republikane e miratoi të mërkurën në darkë paketën dhe Presidenti Donald Trump pritet ta nënshkruajë me shpejtësi.

Legjislacioni i miratuar siguron miliarda dollarë fonde për spitale, biznese të vogla, industri që janë dëmtuar rëndë si edhe pagesa direkte për amerikanët me të ardhura të pakta dhe të klasës së mesme në një përpjekje për të mbajtur nën kontroll dëmin masiv ekonomik dhe për të zbutur ndikimin e tij.

Paketa masive financiare synon të hedhë një sasi të madhe parash në ekonominë amerikane, për të kapërcyer rënien e thellë shkaktuar nga pandemia.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.