Mendohej se nuk vdisnin të rinjtë, koronavirusi i merr jetën 16 vjeçare në Francë

Edhe pse deri tani mendohej se koronavirusi nuk shkakton viktima mes të miturve nën 18 vjeç, rasti i një adoleshenteje franceze që ndërroi jetë nga sëmundja, ka shkaktuar tronditje edhe mes vetë mjekëve.

Nxënësja 16 vjeçare nuk kishte asnjë problem tjetër të njohur shëndetësor, thonë raportet në mediat vendase. Vajza e identifikuar vetëm si Julie A. bëhet kështu viktima më e re në Evropë e Covid 19-ës. Ajo vdiq në spitalin pediatrik Necker në Paris pas një përkeqësimi të menjëhershëm e “ të dhunshëm” të asaj që nisi si kollë e lehtë”. “ Kjo është ë papërballueshme” , tha nëna e vajzës, Sabine, për AFP-në; “ ne supozohej të kishim një jetë fare normale”.

Adoleshentja ishte vizituar të dielën tek një mjek për kollën që e bezdiste. Situata, sic rrëfen e motra, Manon, kishte marrë një kthesë të papritur. Familja e saj këmbënguli se vajza nuk kishte ndonjë problem tjetër të shëndetit I cili t`I shtynte të mendonin se ishte e rrezikuar. “Që në fillim, na u tha se virusi nuk prek të rinjtë. Ne e besuam, ashtu si të gjithë”, u shpreh e ëma. Manon tha se vdekja tragjike e së motrës dëshmoi se duhet “ të reshtim së menduari se kjo sëmundje godet vetëm të moshuarit”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.