Me të brendshme në ballkon, Kejvina Kthella “çmend” komshinjtë (FOTO)

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka postur së fundmi në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet super e “nxehtë” nga ballkoni.

“Dola pak në ballkon”, shkruan Kejvina krahas fotos ku shfaqet e veshur me një body dhe krahëve ka hedhur një xhup të zi lëkure.

Edhe pse poza është realizuar shumë kohë më parë, mund të themi se i përshtatet kësaj periudhe ku të gjithë janë izoluar brenda në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Madje edhe komentet kanë qenë të shumta, ku këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta i shkruan: “Mos nxirr më foto se ne fute ne depression”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.