Lutja drithëruese e Papës: Zot, mos na braktis!!!!

Ka qenë një lutje e jashtëzakonshme kjo e Papës Francesk në kohën kur koronavirusi ka gjunjëzuar mbarë Italinë. Ati i shenjtë iu drejtua besimtarëve nga bazilika e boshatisur e  Shën Pjetrit. Lutja e tij u transmetua live. Papa kishte nxjerrë nga Bibla citime që flisnin për kohë “ sprove. “ Të lutemi Zot, mos na lër përballë stuhisë”, tha Papa argjentinas.

“ Në këto kohë duhet të kërkojmë forma të reja mikpritjeje, vëllazërie dhe solidariteti. Askush nuk shpeton I vetëm”, tha Papa në mesazhin e tij drithërues. Kreu I Kishës Katolike deshi që të shkonte në bazilikë e të lutej për fundin e pandemisë duke përcjellë solemnisht bekimin e Urbi et Orbi, “ Qytetit dhe rruzullit tokësor” , për një lutje të shenjtë të përcjellë në mbarë globin që zakonisht rezervohet për Krishtlindje apo Pashkë. “

Ajo që ndodhi në Shën Pjetër, nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori”, shkruan Corriere della Sera duke iu referuar mungesës së njerëzve. Më herët këtë muaj, u mendua se edhe Ati I shenjtë mund të ishte prekur nga Covid 19, por analizat dolën negative e pa se ai kishte një ftohje të thjeshtë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.