“Ka 15 mijë punëtorë”, bashkëshorti i Emina Çunmulajt bën gjestin e veçantë në kohën e Covid-19 (FOTO)

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ishte mbrëmjen e djeshme në një lidhje live për emisionin “Opinion”.

Emina zbuloi se si po i shkonin ditët e izoluara në shtëpi dhe tregoi për gjestin e bukur që bashkëshorti i saj, biznesmeni Sam Nazarian ka ndërmarrë.

Modelja ka treguar se është izoluar në shtëpi që prej dy javësh, ndërkohë që të shoqit i është dashur të dalë. Ajo ka rrëfyer se e kalon kohën duke bërë ushtrime fizike dhe me vajzat e saj.

Modelja po ashtu zbuloi se Sam iu ka dhënë punëtorëve të tij një muaj pagesë falas dhe produkte ushqimore.

“Burri im ka 15 mijë punëtorë në gjithë botën dhe i ka mbyllur për momentin. Disa restorante janë lënë të hapura, por vetëm për delivery. Ai është zemërmadh dhe është organizuar t’u japë punëtorëve një muaj pagesë falas dhe produkte ushqimore”, ka treguar Emina.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.